Emel Öz Gözellik
26 Tetor 2017•Përditësim: 26 Tetor 2017
XHAKARTË (AA) - Numri i viktimave si pasojë e një shpërthimi që ndodhi në një fabrikë fishekzjarresh në Indonezi është rritur në 47, raporton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet e policisë kanë vënë në dukje se në shpërthimin dhe zjarret e mëpasshme në fabrikën e fishekzjarreve në rajonin Tangerang pranë kryeqytetit Xhakarta kanë humbur jetën 47 persona dhe një numër i konsiderueshëm i personave të tjerë janë plagosur.
Dëshmitarët thanë se në fabrikën e fishekzjarreve ka patur dy shpërthime dhe se shpërthimi i dytë ka ndodhur tre orë pas të parit.
Në pamjet në kanalet televizive shihet se zona ku ndodhet fabrika e fishekzjarreve është mbuluar nga tymi i dendur.