Barış Seçkin
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
ROMË (AA) - Forcat detare të Italisë shpëtuan 500 emigrantë ilegalë në Detin Mesdhe ndërsa janë nxjerrë trupat e shtatë personave, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë të Forcave Detare të Italisë thuhet se anija Bettica që patrullon në rajonin mes Italisë dhe Libisë që quhet si Kanali i Siçilisë në Mesdhe, pasi ka përcaktuar një varkë (maunë-lundruese) të pëmbytur ka nisur menjëherë operacionin për shpëtim.
Në deklaratë thuhet se mjeti lundrues mund të jetë përmbytur nga mbingarkesa e madhe e njerëzve. Më tej, bëhet e ditur se anija Bettica ka shpëtuar një numër të madh të emigrantëve ilegalë duke i hedhur jelekët e shpëtimit, ku më pas në vendngjarje ka mbërritur anija Bergamini e cila ndodhej pranë zonës si dhe helikopterë të shpëtimit dhe mjete të tjera.