Admir Fazlagikj
02 Prill 2016•Përditësim: 03 Prill 2016
SHKUP (АА) – Zjarret të cilat gjatë ditës së djeshme kapluan disa rajone të Maqedonisë, janë shuar dhe se situata është nën kontroll, konfirmuan për Anadolu Agency (AA) nga Qendra për Menaxhimin me Kriza.
“Ka patur zjarr në rajonin e Shkupit në atarin e fshatit Cvetkovë në sipërfaqe prej pesë hektarësh, në Kriva Pallankë u dogj pylli në fshatin Luke. Këtu intervenuan katër zjarrfikës dhe pesë automjete, pas çka zjarri është fikur. Mbrëmë kishte zjarr edhe në Sllupçan të Kumanovës në sipërfaqe prej 3 dhe 4 hektarësh, por të gjitha këto zjarre janë shuar nga ana e ekipeve zjarrfikëse”, deklaroi për AA zëdhënësja e QMK-së, Nadica Vëçkova.
Nga QMK-ja raportojnë se sot nuk ka zjarre dhe se situata është nën kontroll.
Lidhur me këtë rast është lajmëruar policia, ndërsa për shkaqet e ngjarjes së zjarrit në mënyrë shtesë do të konfirmohet.