Murat Ünlü
25 Maj 2016•Përditësim: 25 Maj 2016
PARIS (AA) - Në Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016) që do të mbahet në Francë mes datave 10 qershor dhe 10 korrik, do të angazhohen mbi 60 mijë policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Punëve të Brendshme Bernard Cazeneuve, në deklaratën për gazetën L'Equippe, theksoi se synimi i tyre është që EURO 2016 të organizohet në një atmosferë festivali. "Po punojmë që të marrin çdo masë të mundur parandaluese për të penguar sulme të mundshme terroriste. Do të angazhohen më shumë se 60 mijë policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë", tha ai.