Adham Kako,Eşref Musa
01 Qershor 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) njoftoi se muajin e kaluar në vend kanë humbur jetën 125 civilë prej të cilëve 26 fëmijë dhe 6 gra, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë kësaj periudhe, ushtria e regjimit të Bashar al-Assadit dhe forcat e sigurisë masakruan 10 civilë prej të cilëve 2 gra, ndërsa mbështetësi i tij Rusia, një civil.
Në rajonet e okupuara nga organizata terroriste YPG/PKK, janë vrarë 7 civilë prej të cilëve 2 fëmijë.
Grupet e armatosura kundër regjimit shkaktuan vdekjen e 3 personave, ndërsa grupet opozitare ushtarake 7.
Raporti gjithashtu informoi rreth vdekjeve të civilëve me torturë, ku u theksua se regjimi i Assadit ka vrarë 7 civilë me torturë, ndërkaq organizata terroriste YPG/PKK një civil.
Më tej, raporti vuri në dukje se 97 civilë prej të cilëve 22 fëmijë dhe 3 gra kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimeve të shkaktuara nga palët e paidentifikuar.
Në raport theksohet se këtë vit, përfshirë edhe muajin maj, palët ndërluftuese në Siri kanë shkaktuar vdekjen e 910 personave.