Mücahit Aydemir
01 Qershor 2020•Përditësim: 01 Qershor 2020
Ushtria e Libisë njoftoi se ka shkatërruar 3 mjete ushtarake të milicëve të Khalifa Haftar në lindje të kryeqytetit Tripoli, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i Ushtrisë së Libisë, koloneli Mohamed Qununu në një deklaratë theksoi se elementët ajrore të ushtrisë gjatë një operacioni të ndërmarrë në kufijtë e qytetit al-Asabia në jug të Tripolit vendosën në objektivin e tyre 3 mjete ushtarake të armatosura që u përkasin milicëve të Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.
"Forcat tona të armatosura heroike janë udhëzuar që të shtypin rebelët dhe të çrrënjosin pa asnjë dhimbje dhe mëshirë rebelimin", është shprehur Qanunu.
Ai ka theksuar se qeveria libiane i ka dhënë përparësi zgjidhjeve politike dhe shoqërore.
Ushtria e Libisë më 21 maj njoftoi çlirimin e të gjithë qytetit al-Asabia nga milicët e Haftarit, gjithashtu ajo vazhdon konfliktet e ashpra me milicët e Haftarit në zonat në jug të kryeqytetit.