Halit Süleyman
04 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
HALEP (AA) - Forcat e regjimit të Sirisë me mbështetjen ajrore të Rusisë dhe tokësore të Hezbollahut kanë marrë nën kontroll fshatin Marsite në veri të Halepit duke mbërritur në qytetet Nubbul dhe Zehra ku shumica e banorëve janë shiitë dhe kanë shkëputur lidhjen e opozitarëve mes qytetit dhe rajonet në veri, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga burimet lokale në Halep, forcat e regjimit me mbështetjen ajrore të Rusisë dhe tokësore të Iranit dhe forcave të Hezbollahut duke marrë nën kontroll fshatin Marsite në veri të Halepit kanë mbërritur në qytetet Nubbul dhe Zehra të cilët janë të rrethuar nga opozitarët.
Forcat e regjimit të cilët kanë thyer rrethimin e opozitarëve në qytetet Nubbul dhe Zehra duke e shkëputur lidhjen e opozitarëve nga veriu me Halepin.
Burimet të cilat njoftojnë se avionët rusë në mënyrë intensive bombardojnë vendet në rrethinën e fshatit Marsite në veri të Halepit ku ndodhen opozitarët e armatosur, theksojnë se nga përleshjet në afërsi të fshatit jetën e kanë humbur shumë njerëz.