Ekip
04 Shkurt 2016•Përditësim: 04 Shkurt 2016
BERLIN (AA) - Policia gjermane thotë se ka kryer bastisje në rajone të ndryshme të vendit duke arrestuar tre persona si pjesë e një hetimi të kryer mbi katër algjerianë të cilët dyshohen se kishin planifikuar të kryejnë sulme në Gjermani. Ata dyshohen për lidhjet e tyre me organizatën terroriste DEASH, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një komunikatë të lëshuar, policia e Berlinit informoi se dy bura dhe një grua janë arrestuar gjatë një operacioni të kryer në kryeqytet dhe në dy shtete të tjera në perëndim, mirëpo siç njoftojnë, arrestimi është bërë në bazë të dy fletarresteve të mëparshme për raste tjera.