Halit Süleyman
07 Nëntor 2015•Përditësim: 08 Nëntor 2015
DAMASK (AA) - Në sulmin ajror të avionëve luftarakë të Sirisë ndaj qarkut Duma të kryeqytetit Damask i cili është nën kontrollin e opozitës janë vrarë 10 civilë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të cilat gazetari i AA-së i ka marrë nga zyrtarë të mbrojtjes civile në Duma, në sulmin e avionit luftarak të ushtrisë siriane në qarkun Duma që ndodhet në rajonin Guta Lindore, kanë humbur jetën 10 civilë dhe dhjetëra njerëz janë plagosur.