Halit Süleyman
09 Mars 2017•Përditësim: 09 Mars 2017
IDLIB (AA) - Në qytetin verior të Sirisë, Idlib, si pasojë e sulmeve ajrore të forcave të Asadit, humbën jetën të paktën 4 civilë, ndërsa u plagosën shumë të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga ekipet e Mbrojtjes civile, dy avionë të regjimit sirian bombarduan vendbanimin Kefer Nubul në jug të Idlibit. Në sulm humbën jetën 4 civilë, 2 prej të cilëve fëmijë dhe një grua ndërsa u plagosën shumë të tjerë.