Halit Süleyman,Sinan Polat
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
HALEP (AA) - Njoftohet se në sulmin e helikopterëve të ushtrisë siriane me fuçi bombë ndaj Halepit i cili ndodhet në veri të vendit dhe pjesa e madhe e saj është nën kontrollin e opozitarëve, kanë humbur jetën 5 persona, raporton Anadolu Agency (AA)
Sipas informacioneve të marra nga zyrtarët e Mbrojtjes civile në Halep, helikopterët e ushtrisë në kohën e syfyrit me fuçi bombë kanë sulmuar lagjen Sahur e cila është nën kontrollin e opozitarëve.
Njoftohet se në sulm kanë humbur jetën 5 persona, ndërsa një numër i madh janë plagosur. Theksohet se ekipet e Mbrojtjes civile kanë shpëtuar gjallë dy persona nga rrënojat.
Ndërkohë një nga aktivistët Yasir Ebu Ammar për mediat lokale në Halep tha se për shkak të sulmeve të helikopterëve të regjimit ndaj rajoneve nën kontrollin e opozitarëve në Halep njerëzit nuk kanë mundur të shkojnë në namazin e teravisë.
Ai tha se popullata për shkak të sulmeve ka frikë që në muajin e agjërimit të dalë në treg dhe çarshi. "Avionët luftarakë të ushtrive ruse dhe siriane 15 ditë janë duke sulmuar në mënyrë masive. Shumica e sulmeve po bëhen ndaj vendbanimeve'', tha Ammar.