Ata Ufuk Şeker
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
BRUKSEL (AA) – Qindra juristë në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel, protestuan kundër reduktimeve buxhetore të Ministrisë së Drejtësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Qindra gjykatës, prokurorë, avokatë dhe nëpunës që u mblodhën në pallatin gjyqësor në Bruksel organizuan protestë kundër reduktimeve buxhetore që po bëhen në kuadër të masave kursyese në Ministrinë e Drejtësisë.
Duke u shprehur se nuk janë ndarë burime të mjaftueshme për gjykatat, juristët kërkuan punësim të personelit dhe përmirësim të kushteve të punës. Pas protestës që zgjati afërsisht një orë, organet e dretësisë iu kthyen punës normale.