Hasan Özkal
20 Janar 2016•Përditësim: 21 Janar 2016
HALEP (AA) - Në lagjen Azez të Halepit janë intensifikuar përleshjet ndërmjet Ushtrisë së Lirë Siriane (SFA) dhe organizatës terroriste DAESH, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve që siguroi gazetari i AA-së nga burimet lokale, një numër i madh i pjesëtarëve të DAESH-it me armë të rënda kanë sulmuar fshatin Ilgin i cili ndodhet rreth 20 kilometra larg Azezit.
Ndërsa forcat e SFA-së të cilët e kanë nën kontroll rajonin i janë kundërpërgjigjur organizatës terroriste.
Në fshatin ku ndodhën përleshjet e dhunshme mbetën të vrarë 20 pjesëtarë të DAESH-it ndërsa shumë të tjerë janë plagosur.
Ende vazhdojnë përleshjet mes SFA-së të cilët kanë rrethuar vendbanimin dhe pjesëtarëve të organizatës terroriste.