Mahmoud Barakat
12 Nëntor 2016•Përditësim: 12 Nëntor 2016
HALEP (AA) – Në sulmet ajrore të së premtes në rajonin e Halepit janë vrarë nëntë civilë, bëri të ditur një zyrtar i Mbrojtjes civile, raporton Anadolu Agency (AA).
"Rreth 30 persona u plagosën, kur avionët rusë goditën një zonë banimi në fshatin Kfar Dael, i cili është nën kontrollin e forcave të opozitës", tha Beibars Mesha, zyrtar i Mbrojtjes civile në Halep.
Ai shtoi se në mesin e nëntë të vdekurve tre ishin fëmijë.