Amina Zorniç
20 Dhjetor 2015•Përditësim: 20 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) - Rreth 1,7 milionë votues sot në Slloveni janë të regjistruar për të votuar në referendumin rreth ndryshimeve në Ligjin për martesat dhe marrëdhëniet familjare, i cili, nëse merr shumicën e votave, do të barazojë të drejtat e çifteve heteroseksuale dhe homoseksuale, raporton Anadolu Agency (AA).
Këtë mëngjes në orën shtatë janë hapur 3,204 vendvotime në të gjithë vendin.
Bëhet fjalë për referendumin që u miratua me iniciativën e grupit konservator slloven, rreth ligjit të cilin e kundërshton Kisha Katolike dhe komunitetet e tjera fetare në vend. Legjislacioni i njëjtë në Slloveni ishte refuzuar në vitin 2013, kur 55 përqind e votuesve u deklaruan kundër.