Elvir Hociç
18 Shtator 2017•Përditësim: 19 Shtator 2017
LUBLJANË (AA) - Disa mijëra qytetarë mbrëmë dolën në rrugët e Lubjanës dhe deri në orët e hershme të mëngjesit kremtuan titullin e kampionatit, të cilin e fitoi skuadra e basketbollit të Sllovenisë mbrëmë në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
Në finalet emocionuese të Eurobasketit në sallën Sinan Erdem të Stambollit, sllovenët mundën Serbinë 93:85 mbrëmë dhe fituan titullin e parë të kampionatit evropian.
Në mbarë Sllovenisë qytetarët mbrëmë festuan fitoren e kampionatit, kurse sonte është paralajmëruar pritje spektakolare e basketbollistëve të udhëhequr nga lojtari më i mirë i Eurobasketit, Goran Dragiç.
Kremtimi është paralajmëruar në Sheshin e Kongresit në Lubjanë, kurse Hekurudhat e Sllovenisë do të transportojnë falas tifozët nga të gjitha pjesët e vendit në Lubjanë.
Organizatorët e spektaklit shpresojnë se moti i keq i paralajmëruar për sonte nuk do t'ua prishë argëtimin, ndërsa si planë rezervë kanë përgatitur festimet në sallë.