Suhib Mohammad Nemed Abed,Gülşen Topçu
07 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
STAMBOLL (AA) - Rrjeti sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR), ka njoftur se në vitin 2015 forcat e regjimit kanë përdorur 17 mijë e 318 bomba fuçi në rajone të ndryshme të vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportit të SNHR-së në sulmet me bomba fuçi të intensifikuara kryesisht në zonat periferike të Damaskut, në Dera, Halep dhe Hama kanë humbur jetën 2 mijë e 32 persona ku 499 prej tyre fëmijë dhe 338 janë gra.
Në raport ndër të tjera theksohet se bombat fuçi të hedhura nga avionët e forcave të Asadit kanë shkaktuar shembjen e të paktën 206 ndërtesave publike kur 52 prej tyre ndërtesa fetare dhe 39 qendra arsimi.