Aldıjana Hadzıc
07 Janar 2016•Përditësim: 07 Janar 2016
SARAJEVË (AA) – Besimtarët ortodoks në mbarë botën sot shënojnë lindjen e Jezu Krishtit të cilin e kremtojnë sipas kalendarit Julian, raporton Anadolu Agency (AA).
Shtëpitë dhe kishat në ditën e sotme zbukurohen me dru dushku, degë, kashtë, molla si dhe me grurë.
Liturgjia e mbrëmshme e Krishtlindjes, mes tjerash, është mbajtur në kishën Jezui Shpëtimtar në Moskë, në Rusi të cilin e mbajti partiarku Kiril, në kishën e kopteve e udhëhoqi patriarku Tavadros, si dhe në kishën Trinia e Shenjtë në Johannesburg, në Republikën e Afrikës së Jugut.
Zjarri i Buzmit dhe liturgjia e ardhjes së Krishtlindjes është shënuar edhe në kishat dhe qytetet e mbarë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Besimtarët ortodoks në shumë vende u tubuan për të kremtuar festën më të rëndësishme krishtere.