Ayşe Aktaş
30 Shtator 2015•Përditësim: 30 Shtator 2015
ANKARA (AA) - Ish-punonjësi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA), Edward Snowden, vetëm disa orë pas hapjes së llogarisë në rrjetin social Twitter ka mbledhur rreth 900.000 ndjekës, raporton Anadolu Agency (AA).
Tweet-i i parë me të cilin Snowden iu drejtua publikut ishte “A më dëgjoni?”. Në rrjetin social ai veten e karakterizon si një njeri që ka punuar për qeverinë, por i cili tani punon për popullin.
I vetmi profil të cilin Snowden e ndjek në Twitter është faqja zyrtare e NSA-së. Snowden nga Twitter-i ka kërkuar ti japin emrin përdorues "@snowden", pasi që më parë ka ekzistuar profili me emër të tillë përdorues.
Snowden, është ish-punonjësi i NSA-së që ka publikuar informacione sekrete për miliona njerëz të përgjuar në mbarë botën. Për shkak se është kërkuar nga autoritetet gjyqësore amerikane, Snowden në qershor të vitit 2013 shkoi në Rusi, dhe menjëherë pas kësaj fitoi azil në këtë vend ku edhe sot e kësaj dite qëndron. Zyra për Migracion e Federatës Ruse ka lëshuar një azil për Snowden-in për një periudhë tre vjeçare.