Atilla Hancı
15 Janar 2016•Përditësim: 15 Janar 2016
ANKARA (AA) - Në një aksident trafiku që ndodhi në qytetin Karuizawa në krahinë qendrore Nagano të Japonisë, jetën e humbën 14 persona, ndërsa 27 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare japoneze Kyodonews, kryetari i Këshillit të ministrave Yoshihide Suga, në konferencën për mediat tregoi se aksidenti rrugor ka ndodhur kur një autobus i cili ishte duke transportuar pasagjerë në një ski-qendër ka humbur kontrollin nga rruga.
Policia dhe ekipet e shpëtimit theksuan se në këtë aksident mbetën të vdekur 14 persona, ndërsa 27 të plagosurit u transferuan në një spital në Karuizawa.