Meryem Kasım
01 Nëntor 2015•Përditësim: 02 Nëntor 2015
MOGADISHU (AA) – Të paktën 11 persona u vranë nga shpërthimi që ndodhi mbrëmë vonë në afërsi të hotelit es-Sahafi i në të cilin qëndrojnë zyrtarët e qeverisë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratave të para të zyrtarëve somalezë në sulmin e lartpërmendur janë vrarë të paktën 11 persona, duke përfshirë edhe një gazetar të një radio lokale dhe pronari i hotelit.
Nga shpërthimi i fortë janë plagosur disa dhjetëra persona, duke përfshirë edhe një kameraman të agjencisë së lajmeve Reuters dhe disa zyrtarë të qeverisë së Somalisë. Menjëherë pas shpërthimit, në afërsi të hotelit ka ndodhur konflikt i armatosur mes forcave somalezë dhe sulmueseve.
Bëhet fjalë për hotelin i cili sigurohet nga njësitë speciale të forcave të sigurisë somaleze, kurse institucionet kompetente kanë nisur hetimet për këtë rast.
Përgjegjësinë për sulmim e ka marrë organizata terroriste Al Shabaab.
"Pjesëtarë tanë kanë kryer sulm në një hotel të zyrtarëve shtetërorë dhe qeveritarë", raporton portali "Somali Mimo", i njohur për afërsinë me organizatën në fjalë.