Tufan Aktaş
11 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
ANKARA (AA) - Në një sulm ndaj një baze ushtarake në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu humbën jetën 10 ushtarë, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra të gazetarit të AA-së nga burimet lokale, militantët e organizatës Al-Shabaab në mëngjes sulmuan me autobombë një bazë ushtarake në rajonin Laantu Buur e cila gjendet 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit.
Më pastaj ndodhi përleshje mes militantëve dhe forcave të sigurisë.
Në sulmin mbi bazën ushtarake e cila më parë përdorej si burg humbën jetën 10 ushtarë.