Ekip
16 Tetor 2020•Përditësim: 16 Tetor 2020
Presidenti i Somalisë, Mohamed Abdullahi Farmaajo, kërkoi që të vazhdohet mbështetja ushtarake amerikane në vendin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Mbështetja ushtarake amerikane për Somalinë kontribuon në luftën efikase kundër Al-Shabaab dhe sigurinë në Bririn e Afrikës”, shkroi Farmaajo në twitter.
Ai theksoi se miqësia mes SHBA-ve dhe Somalisë në mënyrë shtesë mund të forcohet përmes bashkëpunimit në sferën e sigurisë.
“Suksesi në këtë rrugë mund të arrihet me miqësi mes SHBA-ve dhe Somalisë, bashkëpunimit të vazhdueshëm të sigurisë dhe mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve”, shtoi Farmaajo.
Në Somali momentalisht gjenden rreth 700 ushtarë amerikanë, shumica pjesëtarë të forcave speciale.
Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës për president premtoi se do të tërheq trupat nga Somalia. Pentagoni ende zyrtarisht nuk është prononcuar për çështjen e tërheqjes së forcave nga ky vend.