Ekip
13 Mars 2016•Përditësim: 14 Mars 2016
PARIS (AA) – Prokurorët francezë sot duhet të publikojnë raportin përfundimtar për rrëzimin e avionit Germanwings i cili në mars të vitit të kaluar me 150 pasagjerë u rrëzua në Alpet franceze, transmeton Anadolu Agency (AA).
Rezultatet paraprake të hetimit treguan se fatkeqësinë e avionit, i cili më 24 mars u rrëzua gjatë fluturimit nga Barcelona drejt Duesseldorf-it, me qëllim e shkaktoi bashkë-piloti Andreas Lubitz.
Ai e rrëzoi avionin pasi piloti doli nga kabina ku më pas ishte mbyllur. Këto pohime prokurorët i bazuan në xhirimet e kutive të zeza, ku dëgjohet teksa piloti kërkon që sërish të kthehet në kabinë, ndërsa bashkë-piloti nuk e lejon. Lubitz avionin e drejtoi drejt shkëmbinjve malor, ndërsa të gjithë pasagjerët, shumica gjermanë dhe spanjollë, dhe ekuipazhi i avionit humbën jetën.