Ekip
13 Mars 2016•Përditësim: 13 Mars 2016
PESHAWAR (AA) – Së paku tetë minatorë kanë humbur jetën dhe katër të tjerë llogariten të zhdukur si pasojë e shembjes së një miniere të qymyrit në veriperëndim të Pakistanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët pakistanez shprehen se shembja e minierës është bërë në kohën kur vendi ishte përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm.