Ekip
27 Tetor 2017•Përditësim: 27 Tetor 2017
MADRID (AA) – Senati spanjoll filloi seancën kyçe në të cilën pritet të miratohen planet e qeverisë për të marrë kompetencat e krerëve rajonal të Katalonjes dhe për të ndaluar rrugën e tyre drejt pavarësisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeminstri i Spanjës, Mariano Rajoy me rastin e hyrjes në sallë u prit me duartrokitje. Sugjerimet e qeverisë spanjolle për të aktivizuar nenin 155 të Kushtetutës përfshijnë heqjen e udhëheqësve katalonjas nga pushteti dhe heqjen e autoritetit të Parlamentit të Katalonjës si dhe shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme brenda gjashtë muajve.
Ndërkohë, në kryeqytetin katalonjas të Barcelonës, parlamenti rajonal pritet të vazhdojë debatin për përgjigjen ndaj planeve të qeverisë spanjolle.
Qeveria e Katalonjës ka hedhur poshtë qëllimet e tilla të qeverisë qendrore dhe flitet për spekulime sipas të cilave parlamenti rajonal të premten pasdite mund të ndërmarrë hapa drejt shpalljes së pavarësinë nga Spanja, gjë që do të thellonte konfliktin mes palëve.