Dejan Maksimoviç
06 Mars 2016•Përditësim: 06 Mars 2016
SAN SEBASTIAN (AA) – Mijëra mbështetës seperatistë baskë festuan lirimin nga burgu të liderit të tyre Arnaldo Ortega, raporton Anadolu Agency (AA).
Me këtë rast, në San Sebastian, qytet në veri të Spanjës, u mbajt një tubim katër ditë pasi Ortega u lirua. Udhëheqësi i shquar seperatist kaloi gjashtë vjet në burg, sepse ishte përpjekur që të ringjallte krahun e ndaluar politik të grupit të armatosur ETA.
Ortega, i cili para se të burgosej në vitin 2009 konsiderohej si udhëheqës i lëvizjes për pavarësi baske, u mirëprit nga rreth 8.000 njerëz në sallën për çiklizëm Anoeta. Ai u shfaq në tubim i rrethuar nga valltarët tradicional popullorë.