Serhat Bağbars
18 Qershor 2016•Përditësim: 18 Qershor 2016
STAMBOLL (AA) - Spanja vazhdon të kryesojë grupin D pas ndeshjeve të dyta të luajtura në kuadër të Kampionatit Europian të Fubollit, EURO 2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke mundur Turqinë me rezultatin 3 - 0, me 2 gola të shënuar nga Morata dhe një nga Nolito, Spanja kryeson grupin me 6 pikë.
Në këtë mënyrë Spanja ka garantuar edhe kualifikimin në këtë grup.
Ndeshja tjetër e këtij grupi, ajo mes Kroacisë dhe Republikës Çeke, ka përfunduar me rezultatin 2 - 2.
Kroacia ruan vendin e dytë me 4 pikë në grupin D, ndërsa Republika Çeke ndodhet në vendin e tretë me 1 pikë. E fundit në grup ndodhet Turqia.