Ekip
26 Qershor 2016•Përditësim: 26 Qershor 2016
PEKIN (AA) - Të paktën 30 persona kanë humbur jetën sot, kur një autobus pasagjerësh u përfshirë nga zjarri pas përplasjes me parmakun e autostradës në provincën Hunan të Kinës, transmeton Anadolu (AA).
Mediat vendore informojnë se në autobus ndodheshin 56 turistë. Ndërsa ekipet e shpëtimit u angazhuan për të kontrolluar autobusin dhe transportuar të plagosurit.
Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa shoferi i autobusit është ndaluar për t'u pyetur për rrethanat e ngjarjes aksidentale.