Seçkin Yavuz
03 Mars 2017•Përditësim: 04 Mars 2017
ANKARA (AA) - Rreth 120 persona kanë ikur nga restoranti në të cilin organizuan një ceremoni pagëzimi, pa paguar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të mediave lokale, thuhet se 120 persona në qytetin Leon të Spanjës, janë mbledhur një drekë në restorantin e një hoteli me rastin e pagëzimit të dy fëmijëve.
Personat thuhet se ishin me prejardhje bullgare. Gjatë ushqimit deri në momentin e servirjes së ëmbëlsirës, thuhet se njerëzit janë sjellë normal. Ndërkohë që kamerierët dhe punonjësit e restorantit kanë shkuar në kuzhinë për të sjellë pastën e përgatitur për fëmijët, njerëzit kanë ikur të gjithë bashkë duke lënë pa paguar llogarinë prej 2 mijë eurosh.