Ekip
27 Janar 2016•Përditësim: 27 Janar 2016
MADRID (AP) — Ministria e Brendshme spanjolle bëri të ditur se ka arrestuar nëntë pjesëtarë të dyshuar të grupit terrorist PKK-KCK që operon në Siri dhe Turqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
PKK-KCK konsiderohet organizatë terroriste nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në njoftimin zyrtar të ministrisë thuhet se nëntë personat janë arrestuar të mërkurën gjatë 11 bastisjeve në Madrid dhe në qytetet e portit të Bilbaos veriore dhe Valencias lindore.
Gjithashtu thuhet se operacioni policor vuri në shënjestër rekrutimin dhe trajnimin e grupit.