Ekip
12 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
PAMPLONA (AA) – Zyrtarët mjekësorë lajmëruan se katër persona janë lënduar, porse askush nga pjesëmarrësit në garën e gjashtë me dema në Pamplona nuk është shpuar nga brirët, raporton Anadolu Agency (AA).
Disa dema hasën në garuesit dhe kaluan mbi ta në rrugët e ngushta drejt arenës. Në garën e mbajtur të martën në mëngjes morën pjesë rreth 1.000 persona, ndërsa ka zgjatur diçka më shumë se dy minuta.
Doktor Jon Ariceta, zëdhënësi i spitalit Navarra tha se raportet e para flasin se janë hospitalizuar katër persona dhe se nuk ka të lënduar rëndë.
Festivali nëntë ditor San Fermin në Pamplona u bë i njohur për shkak të romanit të Ernest Hemingueit "Dhe dielli lind përsëri" nga viti 1928 dhe tërheq një numër të madh të turistëve nga mbarë bota.