Bedrudin Brlyavac
12 Korrik 2016•Përditësim: 12 Korrik 2016
SARAJEVË (AA) – Qeveria e Austrisë ka aprovuar një plan sipas të cilit në krahinën Korushka do të vendos gardh mbrojtës në katër vendkalime kufitare drejt Sllovenisë për shkak të, siç theksohet, mundësisë së kalimit potencial të kalimit ilegal të migrantëve dhe refugjatëve, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithatë, më pak se gjysma e pronarëve privat në truallin e të cilëve është planifikuar vendosja e gardhit, refuzuan të nënshkruajnë marrëveshje për dorëzimin e truallit për këtë qëllim.
Po ashtu, shumë pronarë në rajonin e lartpërmendur dëshirojnë të parandalojnë vendosjen e gardhit. Drejtoria policore e krahinës Korushka lidhur me këtë çështje me pronarët negocion tashmë prej disa javësh.
Gardhi planifikohet të vendoset në vendkalimet Labot, Holmec, Ravnjak dhe Libeliçe.