Şenhan Bolelli
06 Korrik 2016•Përditësim: 06 Korrik 2016
PAMPLONA (AA) - Ka filluar në qytetin Pamplona në veri të Spanjës festivali me famë botërore "San Fermin", raporton Anadolu Agency (AA).
Mijëra njerëz me veshje të bardha dhe shall të kuq kanë nisur argëtimin me këngë duke bërë hapjen e festivalit të famshëm i cili që nga shekulli 16-të e këtej karakterizohet me traditën e vrapimit të njerëzve nëpër rrugë bashkë me demat. Ndryshe nga vitet e tjerë për herë të parë fisheku i qëlluar nga ballkoni i bashkisë që simbolizon hapjen e festivalit "San Fermin" në vend të kryetarit të bashkisë është qëlluar nga një person prej popullit.
Qytetari nga Pamplona, 85 vjeçari Jesus Llundain Zaragüeta i cili u përzgjodh nga një votim popullor në "ndezjen" e fishekut nga ballkoni ka brohoritur me fjalët "qytetarë të Pamplonas, rroftë San Fermin". Gjithashtu ka tërhequr vëmendjen se në njërin nga ballkonet e bashkisë është varur një pankartë me mbishkrimin "Mirë se Erdhët Refugjatë" dhe në shesh u hapën flamujt që simbolizojnë "Një shtet të pavarur Bask me ETA".