Şenhan Bolelli
24 shkurt 2021•Përditësim: 24 shkurt 2021
Në Spanjë kanë vazhduar në ditën e 8-të protestat e filluara me kërkesën për lirimin e reperit, Pablo Hasel i cili u burgos më 16 shkurt për shkak të një dënimi me burg, transmeton Anadolu Agency (AA).
Protestat pa leje që u zhvilluan me thirrjen nga grupet e majta ekstreme u intensifikuan mbrëmë në qytetin e Barcelonës në rajonin e Katalonjës.
Ashtu si më parë, dhunë dhe vandalizëm u vërejtën gjatë veprimeve të grupeve të vogla që u mblodhën në pika të ndryshme të Barcelonës.
Protestuesit qëlluan policinë me shishet që nxorën pasi rrëzuan kutitë ricikluese të xhamave që ndodheshin mbi destinacionin e marshimit, ndërsa një grup pro-dhunës sulmoi dyqanet dhe policinë me bojë dhe gurë në sheshin Las Cols.
Policia duke ndërhyrë herë pas herë shpërndau protestuesit duke parandaluar rritjen e ngjarjeve.
Në Katalonjë ku për shkak të dhunës dhe vandalizmit në protesta është shkaktuar një dëm mbi 1 milion euro, deri më tani janë arrestuar 109 protestues ndërsa janë plagosur më shumë se 90 persona, përfshirë edhe policë.
Hasel ishte dënuar me 9 muaj burg për ofendim ndaj institucioneve shtetërore dhe mbretërore si dhe për lavdërim të terrorizmit me disa shprehje të përdorura në Twitter dhe në këngët e tij. Ndërsa më 16 shkurt Hasel u arrestua dhe u burgos për shkak të këtij dënimi.
Ai u dënua edhe me 2.5 vite burg për një akuzë tjetër ndaj tij me pretendimin se ka kërcënuar një dëshmitar në një gjykim.
Burgosja e reperit spanjoll shkaktoi debate për demokracinë dhe lirinë e shprehjes në vend si dhe ndarjen e mendimeve mes partnerëve të qeverisë së koalicionit të majtë.