Ayşe Aktaş
17 Prill 2017•Përditësim: 17 Prill 2017
KOLOMBO (AA) – Si pasojë e shembjes së një grumbulli mbeturinash në kryeqytetin e Sri Lankës në Kolombo, e cila ndodhi të shtunën, numri i personave që humbën jetën u rrit në 29, raporton Anadolu Agency (AA).
Avokati Nuwan Bupage, i cili ka mbështetur protestat e popullatës për largimin e grumbullit të mbeturinave, tha se shembja e grumbullit të mbeturinave që ndodhi në një nga vendet më të varfra të kryeqytetit në Meetotamulla, sot në mëngjes janë nxjerrë 29 kufoma.
Ai po ashtu tha se parashikohet që 30 persona të tjerë janë të humbur.
Të shtunën gjatë ceremonisë festive të vitit të ri në Meetotamulla, ishte shembur një grumbull i madh mbeturinash. Më shumë se 10 persona të cilët ishin lënduar në këtë ngjarje u është dhënë ndihma mjekësore, ndërkaq 78 shtëpi janë shembur dhe më shumë se 150 janë dëmtuar.
Popullata e cila jetonte në shtëpitë e improvizuara në Meetotamulla, ku gjatë disa viteve të fundit mblidheshin mbeturinat e kryeqytetit, organizonin protesta me arsyetimin se rrezikohej shëndeti i tyre.