Ata Ufuk Şeker
15 Qershor 2016•Përditësim: 16 Qershor 2016
BRUKSEL (AA) - NATO ka marrë vendim për vendosjen e katër batalioneve në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni që të forcohen aspektet mbrojtëse përballë kërcënimeve ruse, raporton Anadolu Agency (AA).
Ka përfunduar dita e parë e takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s i cili është mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel.
Në këtë takim ku Turqia është përfaqësuar nga ministri i Mbrojtjes Fikri Ishik NATO ka përcaktuar edhe hapat që do të ndërmerren ndaj Rusisë edhe në axhendën e Samitit të Varshavës që do të mbahet muajin e ardhshëm.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konfrencë për media ka theksuar se në takime janë dakordësuar për masat e reja të NATO-s për forcimin e mbrojtjes dhe të parandalimit.
Duke rikujtuar se Aleanca ka trefishuar numrin e forcave të gatshme dhe se forcat e ndërhyrjes së shpejtë brenda disa ditësh do të jenë të gatshëm për t'u vënë në shërbim të të gjitha vendet anëtare, Stoltenberg tha se në vendet e Evropës Lindore janë ngritur 8 seli (baza) të reja.