Haydar Hadi
15 Qershor 2016•Përditësim: 15 Qershor 2016
BAGDAD (AA) - Prefekti i Enbarit, Suhejb er-Ravi, ka deklaruar se operacioni për rimarrjen e Felluxha-s nga organizata terroriste DAESH nuk është i lehtë. Ai tha se DAESH ka mbi 1 mijë militantë atje dhe ka një mbrojtje të fortë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë për gazetarin e AA, Ravi u shpreh: "Operacioni për rimarrjen e Felluxha-s nuk është aspak i lehtë. DAESH i cili e ka marrë para dy vitesh e gjysmë kontrollin e këtij qyteti, sot ndodhet në gjendje të mirë mbrojtjeje kundrejt forcave tona. Kjo organizatë terroriste ka mbi 1 mijë militantë atje."
Duke theksuar se rajoni në fjalë është shumë i banueshëm, i gjerë dhe ka qindra hendeqe të gërmuara nga DAESH-i, Ravi tha se ushtria irakiane edhe pse ngadalë, është duke vepruar në përputhje me planin e saj për marrjen e Felluxha-s.
- Shkeljet ndaj civilëve-
Prefekti i Enbarit, Ravi, ka theksuar se milicët shiit, Hashdi Shabi që marrin pjesë në këtë operacion bashkë me ushtrinë irakiane kanë kryer shkelje ndaj civilëve. "Kemi konstatuar disa shkelje ndaj civilëve në Felluxha. 643 persona janë deklaruar të humbur. Nga këto 94 janë vrarë. Raporti i komitetit të kryesuar nga kryeministri është finalizuar. Ky raport shumë shpejt do ti kalojë gjyqësorit'", është shprehur ai.
Ndërsa pyetjes se cila pjesë e Hashdi Shabi-t i ka kryer këto shkelje, Ravi tha se kjo përgjigje do të dalë gjatë gjykimit të çështjes dhe se një gjë e tillë shkruhet në raport.