Nazlı Yüzbaşıoğlu,Meltem Bulur
09 Shtator 2016•Përditësim: 09 Shtator 2016
ANKARA (AA) - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një kanal lajmesh i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me çështjet në rendin e ditës, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke treguar përshtypjet për vizitën në Turqi pas tentativës së puçit nga FETÖ, Stoltenberg u shpreh se "Kjo tentativë e puçit ka qenë një traumë për demokracinë e Turqisë. Është një sulm jo vetëm kundër qeverisë, por në të njëjtën kohë edhe kundër elementëve që qëndrojnë në thelbin e institucioneve demokratike, të NATO-s dhe shumë institucioneve të tjera."
Ndër të tjera Stoltenberg ka vënë në dukje se që në orët e para të puçit ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, duke nënvizuar solidarizimin e NATO-s me Turqinë. Ai u shpreh më tej se "E kam pritur duke u ndikuar seriozisht daljen e popullit turk kundër këtyre tentativave, daljen në rrugë dhe mbrojtjen e demokracisë. NATO me Turqinë ka një solidarizim të plotë në këto kohë të vështira."
"Turqia është një prej aleatëve shumë të rëndësishëm të NATO-s"
Pyetjes se "Në median perëndimore pas tentativë së grushtit pati disa dyshime në lidhje me anëtarësinë e Turqinë në NATO, a jeni dakord ju me këtë dyshim ?" Stoltenberg iu përgjigj se "Jo, në asnjë mënyrë nuk jam. Turqia është një prej aleatëve shumë të rëndësishëm të NATO-s, kryesisht në rajonet e lindjes dhe këtë rëndësi të aleancës ajo e vazhdon me seriozitet. Turqia përbën një rëndësi serioze brenda aleatëve të NATO-s dhe përkushtimin e Turqisë në NATO e mirëpresim me vlerësim."