Fatma Esma Arslan
09 Shtator 2016•Përditësim: 10 Shtator 2016
TOUQUET (AA) - Gjykata administrative ka pezulluar ndalesën e burkinit që zbatohej në një komunë të Francës, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjykata Administrative në Lile ka bërë të ditur se e ka pezulluar ndalesën e burkinit që zbatohej nga Komuna Touquet e cila gjendet në veri të Francës.
Gjykata ka vendosur se ndalesa në Komunën Touquet, e cila është nën drejtimin e republikanëve, parti kjo e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, “dëmton në masë shumë të madhe të drejtat dhe liritë individuale”.
Debati në lidhje me burkinin e femrave muslimane në Francë kishte filluar muajin e kaluar kur një shoqatë femrash në Marsej mori me qira një pishinë për një ditë dhe i paralajmëroi pjesëtaret e shoqatës që mos të vinin me bikini për shkak se në pishinë gjenden edhe trajnues meshkuj.