Ekip
12 Qershor 2019•Përditësim: 12 Qershor 2019
Opozita, e kryesuar nga Koalicioni për liri dhe ndryshim, ka shpallur përfundimin e grevës së përgjithshme dhe mosdëgjimin qytetarë që në Sudan zgjati tre ditë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Koalicionit theksohet se greva është anuluar për të kryer konsultime shtesë brenda opozitës.
“Me konsultimet e hollësishme me udhëheqësit e sindikatave dhe grupeve të opozitës, duke përfshirë bankat, spitalet dhe aviotransportin ajror, konstatuam se greva e përgjithshme ka arritur qëllimin e saj origjinal dhe ka dërguar mesazh të fortë tek Këshilli Ushtarak në pushtet", thuhet në njoftim.
Paralelisht me këtë, i dërguari etiopian në Sudan, Mahmoud Dirir, tha se Këshilli Ushtarak dhe opozita në Sudan arritën marrëveshje për vazhdimin e negociatave për zgjidhjen e krizës në këtë vend afrikan.
Të dielën, opozita në Sudan shpalli grevë të përgjithshme për të ushtruar presion shtesë mbi Këshillin Ushtarak në pushtet për të dorëzuar pushtetin qeverisë civile.