Bedrudin Brlyavac
02 Shkurt 2016•Përditësim: 02 Shkurt 2016
GETEBORG (AA) – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur sot qytetin Karlstad në Suedi, ndërkohë që njoftohet se ka ndodhur në një shkollë të mesme, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gazeta "Expressen" në versionin elektronik të saj ka shkruar se shpërthimi është dëgjuar në të gjitha pjesët e qytetit. Burimet lokale thonë se pas shpërthimit ndërtesa është përfshirë nga zjarri.
Akoma nuk ka detaje për viktima të mundshme, ndërkohë që ekipet për shpëtim kanë shkuar në vendin e ngjarjes. "Gjendemi në vendin e ngjarjes dhe po përpiqemi të zbulojmë arsyet e shpërthimit” tha Ola Akesson nga ndihma e shpejtë.