Mohamed Sabry Emam Muhammed
17 Nëntor 2019•Përditësim: 18 Nëntor 2019
Sullatani Qaboos bin Said i Omanit të dielen lëshoi një falje mbretërore për 332 të burgosur, përfshirë 142 të huaj, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Amnistia përkon me shënimin e Ditës Kombëtare në këtë shtet të Gjirit.
Asnjë detaj nuk u dha për kombësinë e të huajve të amnistuar.
Omani feston ditën e saj Kombëtare më 18 nëntor çdo vit për të shënuar pavarësinë nga Portugalia. Vendi feston gjithashtu ditëlindjen zyrtare të Sulltan Qaboos, i cili u ngjit në fron në vitin 1970.