Ömer Azzam,Hacer Başer
08 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
KAJRO (AA) - Si pasojë e sulmit ndaj një autobusi që mbante forcat e sigurisë në jug të kryeqytetit të Egjiptit, Kajro, kanë humbur jetën 8 policë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga Ministria e Brendshme theksohet se një grup i armatosur ende i paidentifikuar, në qytetin Helvan i ka ndërprerë rrugën një automjeti që mbante 8 policë dhe se ka hapur zjarr ndaj policëve brenda automjetit.
Gjithashtu bëhet të ditur se policët kanë humbur jetën në vendngjarje dhe se forcat e sigurisë kanë nisur kërkimet për identifikimin dhe arrestimin e sulmuesve.
Ende askush nuk ka marrë sipër përgjegjësinë për sulmin.