Ekip
08 Maj 2016•Përditësim: 08 Maj 2016
KABUL (AA) — Të paktën tetë persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar gjatë përplasjes së dy autobusëve dhe një cisterne me naftë në autostradën e cila lidh kryeqytetin afgan Kabul dhe qytetin Kandahar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtori i sektorit për komunikacion në provincën lindore Ghazi, Mohammadullah Ahmadi, njoftoi se rreth 60 pasagjerë janë lënduar nga përplasja që ka ndodhur të dielën në mëngjes për shkak të, siç tha, drejtimit të pakujdesshëm të njërit prej automjeteve.