Yusuf Hatip,Abdullah Aşıran
18 Mars 2019•Përditësim: 19 Mars 2019
Tre persona kanë humbur jetën në një sulm të armatosur në qytetin Utrecht të Holandës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryebashkiaku Jan Van Zanen, në një postim në rrjetet sociale tha se nga sulmi që ndodhi në një tramvaj të qytetit kanë ngelur të vdekur, kurse nëntë të tjerë janë plagosur.
Nga ana tjetër, policia e Utrechtit më herët njoftoi se në kërkim është një i dyshuar me emrin Gokmen Tanis.
Sipas mediumeve holandeze, policia ka mobilizuar helikopterë dhe është duke vijuar operacionin për kapjen e agresorit.
Media holandeze po ashtu raportoi se autoritetet kanë mbyllur hyrjet e xhamive dhe shkollave dhe kanë marrë masa ta sigurisë rreth këtyre objekteve.