Mustafa Keleş
02 Dhjetor 2015•Përditësim: 03 Dhjetor 2015
NEW YORK (AA) - Në një sulm të armatosur të ndodhur në California të SHBA-së janë plagosur shumë persona, dhe forcat e sigurisë kanë nisur një operacion për të neutralizuar sulmuesin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë në Twitter nga autoritetet zjarrëfikëse të San Bernardino-s u theksua se në sulm janë plagosur rreth 20 persona por nuk u dha detaje nëse ka të vdekur.
Edhe zyra e Sherifit të San Bernardino-s njoftoi se ka ndodhur një sulm, dhe se numri i sulmuesve mund të jetë më shumë se një person.
Ndërkohë edhe policia pretendon se sulmuesi ose sulmuesit bartin shumë armë dhe jelekë antiplumb.
Nga ana tjetër thuhet se në vendin ku është kryer sulmi është një departament shtetëror i cili shërben për personat me aftësi të kufizuara.