Mustafa Keleş
10 Prill 2017•Përditësim: 11 Prill 2017
NEW YORK (AA) - Bëhet e ditur se dy persona të moshës madhore kanë humbur jetën, ndërsa dy nxënës janë plagosur në një sulm të armatosur në një shkollë fillore në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga policia në lidhje me sulmin që ka ndodhur në shkollën fillore North Park në qytetin San Bernardino të Kalifornisë, sipas të dhënave të para thuhet se agresori është vetëvrarë pasi ka vrarë një person.
Thuhet se shkak i incidentit kanë qenë problemet familjare të agresorit, ndërsa personi i vrarë ka qenë mësimdhënës.
Po ashtu, është deklaruar se në shkollë nuk ka asnjë rrezik pas vrasjes së agresorit.
Ndërkaq, ende nuk është dhënë asnjë informacion në lidhje me fëmijët e plagosur.