Ali Mukarrem Garip
07 Mars 2019•Përditësim: 07 Mars 2019
Të paktën gjashtë pjesëtarë të forcave irakiane Hashdi Shabi kanë humbur jetën ndërsa 31 të tjerë janë plagosur në sulmin e terroristëve të DEASH-it në qytetin verior irakian të Mosulit, raporton Anadolu Agency (AA).
Anëtari i Komisionit për siguri në qytetin Salahaddin, Ali Huseyn konfirmoi për AA se pjesëtarët e organizatës terroriste DEASH kryen sulm ndaj forcave shiite Hashdi Shabi.
Një grup pjesëtarësh të Hashdi Shabi qëndruan në qytetin e Mosulit ndërsa gjatë kthimit të tyre nga qyteti u sulmuan nga terroristët e DEASH-it. Gjatë sulmit që ndodhi në vendin Mahmur, humbën jetën së paku gjashtë persona ndërsa u plagosën 31 të tjerë nga grupi shiit.
Theksohet se forcat e sigurisë pas sulmit kanë ngritur operacion të gjerë në rajon.
Iraku tashmë një kohë të gjatë është në një krizë të thellë të sigurisë dhe politike. Organizata terroriste DEASH në verën e vitit 2014 pushtoi Mosulin dhe disa rajone përreth ndërsa me operacione të përbashkëta të forcave irakiane u çliruan në korrik të vitit të kaluar.