Ömer Koparan
23 Korrik 2018•Përditësim: 23 Korrik 2018
AZEZ (AA) - Në qytezën Akterin të qytetit verior të Sirisë, Azez, është kryer një sulm me autobombë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në sulmin e ndodhur në zonën ku gjenden ndërtesat e qeverisjes lokale, jetën humbi të paktën një civil, ndërsa u plagosën 23 të tjerë.
Sipas gazetarit të AA-së nga vendi i ngjarjes, nga shpërthimi janë dëmtuar ndërtesat përreth, ndërsa disa automjete janë djegur.
Forcat e sigurisë rritën masat e sigurisë, ndërsa ekipet e Mbrojtjes Civile (Helmetat e Bardha) filluan aktivitetet për shuarjen e zjarrit dhe pastrimin e rrënojave.
Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush.